Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Te Shkëndija e Tetovës të gjithë bëjnë tamponët, asnjë pozitiv me COVID-19!

Shkëndija e Tetovës me në krye trajnerin kryeqytetas Ernest Gjoka i cili është konfirmuar edhe për sezonin e ardhshëm, prej disa ditësh ka nisur përgatitjet për sezonin e ri dhe sidomos për pjesëmarrjen në kualifikueset e Europa League. Kuqezinjtë kanë programuar edhe disa sfida miqësore por duke parë që COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka filluar të përhapet në masë gjatë javëve të fundit, Federata e Futbollit nuk lejon asnjë miqësore nëse stafet teknike dhe futbollistët e të gjitha skuadrave nuk u nënshtrohen testeve për të vërtetuar nëse janë negativ ndaj koronavirusit. Për këtë arsye te Shkëndija kanë kryer tamponët ditën e martë dhe të gjithë kanë rezultuar negativ.

Vetë Shkëndija e Tetovës e ka konfirmuar diçka të tillë përmes një komunikate të publikuar në faqen zyrtare: “Shkëndija i ka dhënë fund qëndrimit një javorë në Mavrovë dhe pas një dite të lirë, futbollistët nga e marta kanë vazhduar seancat stërvitore në Tetovë. Duke ndjekur rekomandimet e protokollit shëndetësorë të FFM-së për zhvillim të stërvitjeve dhe ndeshjeve, komplet skuadra kuqezi, stafi teknik dhe të punësuarit në klub, u janë nënshtruar testeve për COVID-19.  Për fat të mirë rezultatet janë negative, kështu që ekipi me formacion të plotë mund të vijojë aktivitetet e parapara për periudhën që pason”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...