Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Të shtëna dhe mesazh kërcënues për Messin më Argjentinë

14 të shtëna dhe një mesazh drejtuar Lionel Messit, në fasadën e supermarketit në pronësi të bashkëshortes së “yllit” të Paris Saint-Germain, Antonela Rocuzzo në Rosario, Argjentinë.

Ngjarja ka trembur familjarët e Antonelës e sigurisht ka alarmuar edhe njerëzit pranë futbollistit.

“Messi, ne po të presim. Javkin është një “narko” dhe nuk do të të ndihmojë”, shkruhet në mesazhin e lënë në vendngjarje, duke aluduar për intendentin Pablo Javkin.

Ngjarja ka ndodhur në orën 03:20 të mëngjesit dhe është kryer nga “dy persona me kapuç, të cilët udhëtonin me motor”.

Plumbat goditën grilat dhe xhamat e supermarketit, të drejtuar nga kushëriri i Antonelës.

LEXO EDHE: 

Rruga u mbyll për trafikun, ndërsa Agjencia e Hetimit Kriminal (AIC) e policisë argjentinase po vijon mbledhjen e provave për identifikimin e autorëve.

“Nuk ka të lënduar, pasi për fat të mirë, në atë moment nuk ka qenë askush brenda objektit. Dhe mesazhi nuk është një kërcënim, unë nuk gjej asnjë lloj konsistence në të,” – deklaroi përfaqësuesi i policisë lokale, Iván González, para gazetarëve argjentinas këtë mëngjes.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...