Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Të shtunën ndeshja e fundit”, tërhiqet rekordmeni i Napolit

Marek Hamsik ka vendosur të tërhiqet nga futbolli. Ish-kapiteni i Napolit, u transferua verën e vitit të kaluar te Trabzonspori.

35-vjeçari realizoi 3 gola gjatë këtij sezoni me skuadrën turke, ndërkohë që të shtunën do të zhvillojë ndeshjen e fundit si profesionit.

Të shtunën do të luaj ndeshjen e fundit. Trabzonspori do të jetë skuadra ime e fundit. Dua të falënderoj gjithë klubet për të cilat kam luajtur.

Ishte një udhëtim i bukur. Do i shijoj në maksimum këto momente. Mund të mos shpërthej në lot, por jam i lumtur dhe krenar me veten.

Lexo edhe:

Familja dhe miqtë e mi dëshironin që të kthehesha në shtëpi, në Bratislavë”, theksoi Hamsik gjatë konferencës për shtypin përpara sfidës ndaj Alanyasporit.

Hamsik mbajti shiritin e kapitenit në kombëtaren sllovake, fanellën e së cilës e ka veshur 136 herë (26 gola). Vitet më të bukura të karrierës i kaloi te Napoli.

Mesfushori luajti 520 ndeshje (121 gola) me kampionët e Italisë, duke vendosur rekordin si lojtari me më shumë prezenca në historinë e klubit.

Përveç Napolit dhe Trabzonsporit, Hamsik luajti edhe me skuadra si Slovan Bratislava (Sllovaki), Brescia (Itali), Dalian Pro (Kinë) dhe Goterborg (Suedi).

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...