Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Të shtunën, ora 11:00, hidhet shorti, konfirmohen 10 skuadrat e Superiores

Makthi merr fund. Kategoria Superiore 2019-2020 do të nisë rrugëtimin e saj, kur në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, këtë të shtunë, në orën 11:00, do të hidhet edhe shorti për kalendarin e sezonit të ri. Nuk ka surpriza, në short do të jenë të gjitha skuadrat e paracaktuara si pjesë e kampionatit elitar të futbollit në vend dhe ky, në fakt, është lajmi i madh. Një sinjal konfirmimi se Tirana, Vllaznia, Flamurtari e Luftëtari, që para pak javësh u treguan nga vetë Federata Shqiptare e Futbollit si më problematiket për pajisjen me licencë, do të jenë pjesë e kampionatit.

Të katër klubet në fjalë vuajnë probleme financiare, edhe pse të dimensioneve e karakteristikave të ndryshme. Për Tiranën dhe Vllazninë bëhet fjalë kryesisht për detyrime të prapambetura ndaj organeve tatimore dhe situata e tyre shihej më e lehtë, ndërkohë që te Flamurtari dhe Luftëtari situata është me e rëndë, si dy skuadra që vuajnë një sërë borxhesh edhe me ish-lojtarë e madje të akumuluara ndjeshëm edhe në sezonin që lamë pas.

Fakti që të katërta skuadrat do të jenë në short, është, në një farë mënyre, se Tirana, Vllaznia, Flamurtari e Luftëtari janë pajisur me licencë, duke plotësuar dokumentacionin e kërkuar.

Llogjikisht, diçka e tillë mund të jetë arritur nëpërmjet marrëveshjeve të klubeve me palët ndaj të cilave janë debitore. Në këtë mënyrë mund të konsiderohet tashmë fakt i kryer se Kategoria Superiore do të rinisë me skuadrat që e arritën atë sportivisht në fushën e lojës, diçka që ishte vënë në dyshim serioz gjatë kësaj vere, ashtu si edhe mundësia e shtyrjes së kampionatit, një hipotezë kuotat e së cilës tanimë ulen ndjeshëm, për të mos thënë shumëzohen me zero. Makthi mer fund, Kategoria Superiore 2019-2020 merr jetë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...