Asgjë nuk shkon mirë tek Barcelona. Largimi i Neymar, humbja e Super Kupës së Spanjës dhe tani dëmtimi i Luis Suarez. Sulmuesit do ti duhet të qëndrojë larg fushave të blerta për një muaj. Testet mjekësore kanë evidentuar një dëmtim të rëndë në pjesën e gjurit të djathtë. Uruguajani do të mungojë ndaj Betis, Alaves, Espanyol dhe ndaj Getafes. Suarez nuk do të jetë i disponueshëm edhe në disa takime të Champions League. Mungesa e 28-vjecarit do të ndihet dhe në radhët e Kombëtares së Uurugait, me këta të fundit që do të ndeshen për eleminatoret botërorit Rusi 2018, me ekipe si Argjentina dhe Paraguaji. Dëmtimi ka alarmuar jo pak drejtuesit e Barcelonës dhe trajnerin e tyre Ernesto Valverde, i cili për momentin në dispozicion për repartin e avancuar ka vetëm dyshen, Lionel Messi dhe Paccho Alcacer, i cili në sezonin e tij të parë tek blaugranat ka zhgënjyer me paraqitjen e tij.Tashmë kupola drejtuese e katalansve duhet të vihet menjëherë në lëvizje, në mënyrë që të sigurojë shërbimet e ndonjë sulmuesi, i cili jo vetëm të plotësojë hapsirën e lënë bosh nga ana e Neymar, por edhe të jetë një garanci më shumë për skuadrën, në dërgimin e topit në fundin e rrjetës.
