Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Te United “betohen”, oferta e fundit për yllin e Chelseat

Manchester United prej kohësh është vënë në ndjekje të Mason Mount, talentit në pronësi të Chelseat. “Djajtë e Kuq” deri më tani kanë dërguar dy oferta zyrtare në drejtim të “Bluve të Londrës”, por që po aq herë edhe janë refuzuar.

Gjithsesi, United do të provojë edhe njëherë të fundit me një ofertë e cila do të vijë në përmirësim nga ato të mëparshmet. Pritet që United t’i ofrojë Chelseat 55 milionë paund ndërsa i kanë bërë të ditur klubit nga Londra se presin një përgjigje përfundimtare deri në fundin e kësaj jave.

Lexo edhe:

Nëse oferta e tretë refuzohet sërish nga Chelsea, atëherë United do të heqë dorë nga Mason Mount dhe do të fokusohet në alternativa të ndryshme. Kujtojmë se “Djajtë e Kuq” dhe 24-vjeçari e kanë gjetur prej kohësh gjuhën e përbashkët teksa sulmuesi është i vendosur për të provuar një eksperiencë në Old Trafford.

Mount është pjesë e skuadrës së Chelseat prej vitit 2019, por sulmuesi nuk ka mundur të gjejë vazhdimësinë e duhur dhe sezonin e fundit e mbylli me vetëm tre gola të shënuar. Ndaj, një aventurë e re larg Stamford Bridge, mund të “zgjojë” sërish versionin më të mirë të Mount.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...