Achraf Hakimi, mes “yjeve” të Marokut, që rezultoi surpriza e madhe e Botërorit, duke eliminuar Spanjën. Ish-lojtari i Interit, aktualisht pjesë e PSG-së, realizoi penalltinë e fundit, madje e një vetëbesim të frikshëm, duke iu përafruar “Cucchiaios” së famshme të Tottit apo Pirlos.
Nuk ishte, në fakt, penalltia e pestë, por e katërta, pasi, çuditërisht, spanjollët nuk u treguan të saktë qoftë në një gjuajtje.
Gjest i Hakimit, për t’u vlerësuar, megjithatë ka nga ata, madhe shumë të rëndësishëm, që kanë bërë shaka me cilësitë e marokenit për penalltitë. Jo kushdo, por Antonio Conte, i cili fitoi një titull me Hakimin në krahun e djathtë. Kur fliste për aftësitë e Hakimit nga 11 metra larg, do të deklaronte:
“E rëndësishme është që ai të mos ekzekutojë penallti. E shoh në fund të stërvitjes dhe mendoj se, nëse arrijmë ndonjëherë te penallti, të gjithë duhet të vdesin para se ta lënë atë të gjuajë. Është vërtet një dështak, më keq se kur luaja unë”.
Tani, Hakimi, me atë që bëri përballë Spanjës, duhet të ketë një mesazh për Conten, qoftë miqësor.
