Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Tebas i kundërpërgjigjet sulmuesit të Realit: Para se të kritikoni dhe shpifni, informohuni!

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka reaguar pas akuzës së sulmuesit të Realit të Madridit, Vinicius Junior se “La Liga u përket racistëve”.

Vinicius ka qenë subjekt i abuzimeve raciste disa herë këtë sezon, me incidentin e fundit që ndodhi gjatë humbjen 1-0 të Realit ndaj Valencias, të dielën.

Në një deklaratë, La Liga tha se ka “luftuar kundër kësaj sjelljeje prej vitesh, si dhe ka promovuar vlerat pozitive të sportit, jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj”.

Lexo edhe:

Në një postim në Twitter pas ndeshjes, Tebas këmbënguli se Vinicius Junior nuk u paraqit në një takim me organin drejtues për të diskutuar se çfarë “mund të bëjë në rastet e racizmit”.

Ai shtoi: “Para se të kritikoni dhe shpifni për La Ligën, duhet të informoheni siç duhet”.

Vinicius kritikoi postimin e La Ligas, që e konsideron kundër tij. Ai tha se dëshiron që La Liga të ndërmarrë “veprime dhe ndëshkime konkrete”.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...