Ka kaluar diçka më tepër se një vit që nga koha kur Cristiano Ronaldo vendosi të lërë Realin e Madridit për t’u transferuar në Serinë A, ndërsa presidenti i Ligës spanjolle Javier Tebas u shpreh nostalgjik për të.
“Më duhet të pranoj se impakti nuk ishte aq i keq sa e kisha menduar, por gjithsesi preferoj më shumë një kampionat me Cristiano Ronaldon. Do të doja të kthehej ai, por pre jo edhe jose Mourinho. Ky i fundit është një trajner i madh dhe një emër i madh për të promovuar kampionatin tonë”, deklaroi Tebas.