Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Tebas sulmon Bartomeun: Tregoi injorancën e tij!

Javier Tebas, presidenti i ligës spanjolle të futbollit sulmon ashpër presidentin e dorëhequr të Barcelonës Josep Maria Bartomeu. Gjithçka lidhet me disa deklarata të bëra nga Bartomeu pas dhënies së dorëheqjes me këtë të fundit që theksoi se u largua nga klubi për shkak se duhet të merrnin vendime të rëndësishme. Një prej tyre ishte edhe vendimi për të marrë pjesë në Superligën e Europës.

“Vendimi për të luajtur në atë kompeticion duhet të ratifikohet në Asamblenë tjetër” nënvizoi Bartomeu, një deklaratë që tregon injorancën e ish-numrit 1 të Barçës sipas Javier Tebas. Kreu i ligës spanjolle të futbollit foli me tone të ashpra ndaj Bartomeut.

“Deklarata e sforcuar në ditën e tij të fundit si presidenti i Barcelonës, që do të bashkohej me një kompeticion të dobët dhe imagjinar, përfaqëson shkatërrimin e atij klubi. Ai konfirmon injorancën e tij për industrinë e futbollit. Një fund i trishtueshëm për një president i cili ka regjistruar suksese dhe shumë gabime kohët e fundit”, shprehet Tebas.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...