Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Tek Juvja në alarm për Ronaldon, shpërthen Koronavirusi në Madeira

Ndizet alarmi për Cristiano Ronaldon. Ishulli i Madeiras, ku ndodhet aktualisht “ylli” i Juventusit, mund të mos jetë vendi më i sigurt në Portugali për të evituar rreziqet e infektimit me Koronavirus. Sikurse informojnë disa medie në Portugali, në vendlindjen e CR7 është zbuluar një vatër e shpërthimit të Koronavirusit, ku janë me dhjetëra raste të prekurish në Camera do Lobos, një qytezë në perëndim të kryeqytetit Funchal, ku ndodhet vila e Ronaldos dhe e familjarëve të tij.

Autoritet lokale janë kundërpërgjigur menjëherë, duke lokalizuar vatrën në Camera dos Lobos dhe izoluar rreth 18 mijë banorë, për të kuptuar se nga e ka burimin infeksioni.

Banesa luksoze e Cristiano Ronaldos është rreth 20 kilometra larg zonës së kuqe. Gjithsesi, ditët e ardhshme CR7 mund të kthehet në Torino, për të nisur përgatitjet. Gjithashtu 35-vjeçari do të futet në karantinë për 14 ditë, duke zbatuar procedurën, që është vendosur për të gjithë ata që janë larguar nga Italia.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...