Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Tek United kundër rikthimit të “armikut” Greenwood, zbulohet arsyeja

Akuzat e rënda ndaj Mason Greenwood ranë gjatë kësaj jave, me anglezin që tani pret me ankth vendimin nga Manchester United sa i përket rikthimit në futboll. Sipas një raportimi të fundit, lojtarët e “Djajve të Kuq” nuk e duan më në skuadër 21-vjeçarin prej frikës që mund të ngadalësojë progresin e tyre.

Greenwood vazhdon të mbetet i federuar në listën e United në Premier League dhe është paguar rregullisht nga klubi gjatë gjithë procesit gjyqësor. Opinionet për Greenwood brenda skuadrës janë të përziera. Vetëm një pakicë beson se ai mund të kontribuojë ende, kjo për shkak të cilësive të tij, mirëpo i druhen shumë kritikave nga mediat nëse diçka e tillë ndodh.

Kjo për arsyen e vetme se dhomat e zhveshjes janë më të qeta se kurrë nën hegjemoninë e Erik ten Hag dhe vendimi për të risjellë 21-vjeçarin në ekip mund të kishte një efekt negativ në klimën brenda skuadrës. Në këtë edicion, Manchester United ka përjetuar një formë fantastike me Erik ten Hag.

Skuadra renditet e treta në Premier League, edhe pa praninë e Cristiano Ronaldos dhe Mason Greenwood. “Djajtë e Kuq” kanë humbur vetëm një ndeshje që nga nëntori dhe gjithashtu kanë avancuar në fazën me eliminim të Europa League ku do të përballen me Barcelonën.

Ndeshja e fundit e sulmuesit anësor me fanellën e 20-herë kampionëve të Anglisë ishte në janarin e vitit të kaluar. Ai ka një kontratë që skadon në verën e vitit 2025.

Theu rregullat e lirimit me kusht, arrestohet Greenwood/ Kontaktoi vajzën që e akuzon

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...