Premier League

Tekat e kalendarit, Liverpooli detyrohet të ndajë skuadrën në dy pjesë

Ndodh edhe kështu. Kalendari është treguar i pamëshirshëm me Liverpoolin, që do të duhet të luajë dy ndeshje brenda 24 orësh dhe për më tepër në dy kontinente të ndryshme e për dy kompeticione të ndryshme.

Kështu pas diskutimeve të shumta, është vendosur që çerekfinalja e Carabao Cup përballë Aston Villës të luhet mbrëmjen e 17 dhjetorit, ndërsa të nesërmen, më 18 dhjetor është programuar gjysmëfinalja e Botërorit për Klube në Katar.

Kështu Jurgen Klopp do të jetë i detyruar të ndajë skuadrën në dy pjesë, për të përballuar të dy ndeshjet, ndërsa sipas konfirmimeve të “The reds”, në Carabao Cup do të përdoren një pjesë e mirë e futbollistëve të ekipit të të rinjve.

“Klubi i Liverpoolit konfirmon se çerekfinalja e Carabao Cup do të luhet mbrëmjen e 17 Dhjetorit, vetëm 24 orë para gjysmëfinales së Botërorit të Klubeve në Katar. Kjo do të thotë se ne do të përfaqësohemi nga dy skuadra në të njëjtën kohë, një formacion në Angli përballë Aston Villës dhe tjetri në Katar.

Shfrytëzojmë rastin të themi se ky nuk është një skenar ideal, por i arritur në funksion të konkurrencës, interesit të klubeve dhe tonit, si faktor motivues. Falënderojmë edhe Ligën Angleze të Futbollit, që na dha mundësinë të negocionim një sërë datash për çerekfinalen e Carabao Cup, por kjo ishte e pamundur një zgjedhje tjetër, që nuk do cënonte ecurinë e garës dhe vetë interesat tona”, deklaroi klubi i Liverpool në një komunikatë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency