Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Telashe pa fund për Juventusin, Ronaldo nis çështjen ligjore kundër ish-klubit

Nuk është një moment i mirë për Juventusin. Bardhezinjtë janë mes shumë pikëpyetjesh mbi të ardhmen e klubit ndërsa nga ana tjetër janë edhe lojtarët që vazhdojnë të shkaktojnë probleme e polemika, mjafton të përmendim rastin e fundit të Paul Pogba.

Por, mesa duket telashet nuk kanë të mbaruar dhe nga Arabia vijnë lajme negative. Cristiano Ronaldo ka vendosur të nisë një process gjyqësor kundër Juventusit me portugezin që kërkon pagën e padhënë nga klubi në kohën e COVID-19. Bëhet fjalë për një shifër që shkon deri në 19.9 milionë euro me Ronaldon që nuk pret dhe kërkon të marrë atë që i takon.

Lexoni edhe:

Pagat u shndërruan në një problem për Juventus gjatë periudhës së pandemisë me drejtuesit që pretenduan se gjetën një marrëveshje me lojtarët për t’i ulur ato apo edhe për ta shtyrë në kohë kalimin e tyre. Por, pas Dybalës që gjeti një marrëveshje me drejtuesit për tre milionë euro, tashmë është Cristiano Ronaldo që nuk ka ndërmend të falë asnjë cent.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...