Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Telashe për Ancelottin, prokuroria spanjolle kërkon afërsisht 5 vite burg

Ancelotti

Rezultatet në fushën e lojës nuk mjaftojnë që Carlo Ancelotti të bëjë një jetë të qetë në Spanjë. Trajneri italian ka përfunduar në lupën e prokurorisë, që ka kryer një hetim financiar ndaj tij dhe ka kërkuar një dënim me 4 vite e 9 muaj burg.

Hetimi është kryer nga prokuroria e Madridit dhe lidhet me periudhën e parë të Ancelottit në stolin e Realit, në periudhën 2013-2015. Gjatë kësaj kohe prokuroria ka dalë në konkluzionin se Don Carlo ka kryer evazion fiskal për më shumë se një milionë euro në harkun e dy viteve.

Vetë Ancelotti nuk ka komentuar ende në lidhje me hetimet e prokurorisë spanjolle, teksa gjasat më të mëdha janë që trajneri të arrijë një marrëveshje me autoritetet tatimore, në mënyrë që të paguajë një gjobë të majme dhe të mund të vazhdojë rregullisht aktivitetin.

Lexo edhe:

Carlo Ancelotti rinovoi kontratën me Realin e Madridit pak muaj më parë, duke zgajtur bashkëpunimin deri në verën e vitit 2026.

Akuza të ngjashme në Spanjë ka pasur edhe për emra të tjerë të njohur, përfshi edhe Neymar e Cristiano Ronaldo, të cilat janë zgjedhur me marrëveshje dhe të gjithë kanë paguar gjobat në shtetin spanjoll.

 

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....