Bernardo Silva është qendër të vëmendjes, pasi portugezi ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Manchester City gjatë merkatos së verës.
Nga kjo situatë ka kërkuar të përfitojë Barcelona, e cila ka nisur bisedimet me lojtarin prej disa kohësh, por tani nuk do të jetë kaq e lehtë.
Kjo pasi për Bernardo Silva tashmë interesohet edhe PSG që ka shprehur hapur dëshirën për të afruar në skuadër lojtarin.
Mediet spanjolle raportuan pak javë më parë se, Bernardo ka dhënë dritën jeshile për transferimin te katalanasit, por me aktivizimin e parizienëve në garë, tani gjithçka mund të ndryshojë.
