Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Telashe për Bayernin, Goretzka dhe Javi Martinez me Koronavirus

Mesfushorët e Bayernit të Mynihut Leon Goretzka dhe Javi Martinez kanë rezuktuar pozitivë për COVID-19. Njoftimi u bë nga vetë klubi bavarez. Dy lojtarët do të humbasin ndeshjen e së shtunës në shtëpi kundër Hoffenheim në “Allianz Arena”.

“Leon dhe Javi janë në karantinë dhe do të qëndrojnë jashtë skuadrës për momentin. Ashtë turp që janë prekur të dy,” – tha trajneri i Bayernit, Hansi Flick, në konferencën për shtyp të së premtes.

Goretzka, 25 vjeç, është pjesë e formacionit titullar dhe ka startuar në 12 nga 18 ndeshjet e Bayernit këtë sezon.

Martinez, 32 vjeç, del lojtar i lirë në qershor dhe në këtë sezon në Bundesligë ka luajtur nga minuta e parë në vetëm tri  takime.

Flick gjithashtu zbuloi se Bayerni do të mbetet pa portierin rezervë Alexander Nuebel “për tri deri në katër javë”, pasi është dëmtuar në kyçin e këmbës në stërvitje.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...