Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Telashe për Cagliarin, mesfushori uruguaian rezulton pozitiv ndaj koronavirusit

Pas Diego Godin, edhe uruguaiani tjetër i Cagliarit, Naihtan Nandez ka rezultuar pozitiv në tamponin e fundit të kryer nga kubi sard dhe është vendosur menjëherë në izolim për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi i Cagliarit, që njofton se pjesa tjetër e grupit është stërvitur normalisht, ndërsa po sot të gjithë u janë nënshtruar edhe njëherë tamponëve, për të parë gjendjen e futbollistëve në prag të ndeshjes ndaj Crotones.

“Nahitan Nandez ka rezultuar pozitiv në xhiron e fundit të tamponëve dhe është vendosur menjëherë në izolim. Te gjithë futbollistët e tjerë kanë rezultuar negativë, por janë vendosur në izolim në mirëbesim dhe vijnë vetëm në qendrën stërvitore. Mbetemi në kontakt me autoritetet shëndetësore lokale, në prag të ndeshjes me Crotonen”, thuhet në komunikatën e Cagliarit.

Kujtojmë që Diego Godin rezultoi pozitiv menjëherë pas kthimit nga Uruguai, ku mori pjesë në ndeshjet e përfaqësueses së tij, ndërsa bashkë me mbrojtësin ishte edhe Nandez, ndaj fillimisht mesfushori qëndroi dy ditë k veçuar, por duket se koronavirusi iu shfaq thuajse një javë më vonë.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...