Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Telashe për Sarrin, Insigne rrezikon Interin

Transferta ndaj Manchester City-t nuk rezultoi aspak pozitive për Napolin, sepse krahas humbjes, shkaktoi edhe një lodhje të madhe te futbollistët, që mund të reflektohet në ndeshjen e të shtunës ndasj Interit.

Por telashi më i madh i Sarrit duket dëmtimi i sulmuesit italian Lorenzo Insigne, i cili la fushën e lojës pas 56 minutave. Zëvendësimi i tij ishte më tepër një masë mbrojtëse e teknikut napolitan, por nga verifikimet e kryera, prezenca e Insignes në supersfidën e të shtunës duket në pikëpyetje të madhe.

Sulmuesi qendroi pushim sot, ndërsa vetëm të premten do të shikohet nëse mund të grumbullohet për sfidën ndaj zikaltërve, që vijnë në Napoli me moralin e lartë pas fitores në derbi.

Mungesa e mundëshme e Insignes do të përkthehej në një telash të madh për Sarrin, sepse sulmuesit te Napoli janë me pikatore dhe pas dëmtimit të Milik, nuk ka asnjë që mund të zëvendësojë yllin Italian.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...