Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Telashe për Tuchel, një tjetër futbollist titullar i shtohet listës së të dëmtuarve

Paris Saint Germain do të përballet me Atalantën më datën 12 gusht në Lisbonë, në sfidën e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, ndërsa për trajnerin Thomas Tuchel shtohen telashet nga dita në ditë.

Kjo sepse përveç Angel Di Marias që është i pezulluar, i janë dëmtuar edhe futbollistë si Kylian Mbappe e Marco Verratti, emra me mjaft peshë në formacionin e klubit kryeqytetas, ndërsa shanset e rikuperimit, sidomos për francezin janë minimale.

Së fundi, sipas mediave franceze, është dëmtuar edhe mbrojtësi anësor gjerman Thilo Kerher, i cili ka pësuar një frakturë në një kockë afër veshit dhe në dy ditët e fundit nuk është stërvitur me skuadrën.

Infermieria e klubit kampion të Francës po lufton me kohën për të provuar të sjellë në formë optimale sa më shumë futbollistë të skuadrës, por gjasat janë që përballjen me Atalantën, Tuchel ta përgatisë pa një pjesë të mirë të titullarëve të tij.

Ndërkohë vlen t^ theksohet se edhe vetë tekniku gjerman ka pësuar një dëmtim në kavilje gjatë seancës së sotme stërvitore, por që gjithsesi nuk do ta pengojë për të drejtuar të tijtë nga pankina më 12 gusht.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...