Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Telefonata e pilotit që mund t’i kishte shpëtuar jetën argjentinasit Emiliano Sala

Më 21 janar 2019, futbollisti argjentinas, Emiliano Sala, u zhduk në Kanalin Anglez pas një aksidenti me avion. Më 4 shkurt u gjet një trup në avionin e zhytur, më 6 shkurt kufoma u nxor nga fundi i detit dhe më 7 shkurt u konfirmua se trupi ishte i Emiliano Salas, i cili u varros më 16 shkurt në qytetin Progreso.

Gazeta “The Mirror” raportoi se Emiliano Sala kishte vuajtur nga helmimi me monoksid karboni para se të vdiste për shkak të rrëzimit të avionit.

Së fundmi, BBC ka publikuar një telefonatë të pilotit të avionit para nisjes. David Ibbotson i thotë një shoku se “avioni nuk është i besueshëm” dhe “Unë do të vesh jelekun tim të shpëtimit”.

Në atë telefonatë, piloti rrëfeu se kishte dëgjuar një zhurmë në avion në fluturimin e mëparshëm: “Isha në mes të Kanalit Anglez dhe dëgjova një “bang”. Nuk e dija se çfarë po ndodhte. Kontrollova parametrat e mi, meqenëse gjithçka ishte në rregull, vazhdova të fluturoja. Por vërtet më tërhoqi vëmendjen.”

Piloti ankohet gjithashtu se pedali i frenimit të majtë nuk funksionoi dhe se brenda aeroplanit 35-vjeçar “Piper Malibu” kishte “një mjegull të dendur” dhe se “mund të ishte e rrezikshme”.

“Ky avion duhet të kthehet në hangar. Është një avion që s’mund t’i zësh besë,” këmbënguli Ibbotson.

Emiliano Sala u tha disa kolegëve nga brenda aeroplanit se kishte probleme me ngritjen nga Nantes gjatë rrugës për në Cardiff.

Sipas gazetës franceze “Ouest France”, Sala i ka dërguar disa mesazhe shokut të tij, Nicolas Pallois, i cili e kishte dërguar në aeroport. Ai i kishte thënë se avioni kishte tentuar të ngrihej “tri apo pesë herë” përpara se t’ia dilte.

Emiliano Sala regjistroi një mesazh zanor që ua dërgoi të afërmve në Argjentinë përmes WhatsApp-it, ku shprehte shqetësimin e tij për gjendjen e avionit: “Duket se avioni po shkatërrohet…”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...