Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Telefonata që alarmoi autoritetet, dyshime për bombë në “Parc Des Princes”

Paris Saint-Germain koleksionoi një fitore të madhe në “Klasiken” franceze përballë Marseille duke i mposhtur marsejezët me shifrat 4-0. Megjithatë, ndeshja edhe mund të mos ishte zhvilluar pasi së fundmi është zbuluar një prapaskenë që alarmoi autoritetet franceze vetëm disa minuta para startit të ndeshjes.

Një person telefonoi policinë kryeqytetase duke deklaruar se do të vendoste një bombë në ambientet e stadiumit “Parc Des Princes” dhe që do ta shpërthente gjatë ndeshjes. Autoritetet u vendosën menjëherë në lëvizje për të identifikuar autorin e telefonatës dhe për fat ia dolën me sukses duke e arrestuar personin që telefonoi dhe vendosi në alarm forcat e rendit.

Lexo edhe:

Një tragjedi e cila u shmang kështu në Paris, edhe pse autoritetet kanë dyshimet e tyre nëse personi në fjalë do të organizonte me të vërtetë një sulm terrorist në ambientet e stadiumit të PSG.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...