Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Telenovela ‘Coutinho’, zbardhen ofertat e çmendura të Barçës

Pas largimit të Neymar drejt PSG-së, Barcelona bëri gjithçka për të afruar yllin tjetër brazilian, Philippe Coutinho nga Liverpool. Pavarsisht tentativave të vazhdueshme, “The reds” refuzuan ofertat për yllin e tyre dhe katalanasit u mjaftuan vetëm me afrimin e Dembele nga Borusia Dortmund.

E mail-et e publikuara nga e përditshmja gjermane ‘Der Spiegel’, hedhin dritë mbi ofertën ‘e çmendur’ të katalanasve, ndaj Liverpool, futbollistit dhe menaxherit të tij. Plot 130 milionë euro i janë ofruar ekipit të Klopp, 90 prej të cilave do të paguheshin menjëherë dhe 40 të tjera në formë bonusi pas sezonit të parë. Me 9 shifra ka qenë edhe oferta për yllin brazilian, sepse katalanasit i kanë premtuar plot 115 milionë euro, për një kontratë pesë vjeçare. Por nuk mbaron me kaq, sepse drejtuesit e Barçës i kanë ofruar edhe 10 milionë euro bonus menaxherit të Coutinhos, që negocioi transferimin.

Duket qartë se transferimi i Coutinhos do të kënaqte të katër palët e përfshira, Liverpool-in, Coutinhon, menaxherin e tij dhe ambientin katalanas, por ka qenë drejtuesi i klubit anglez Edwards, ai që ka thënë fjalën e fundit. “Unë, me dashamirësi, do t’ju kërkoja që të mos takoni më Coutinhon, qoftë publikisht apo privatisht… Asnjë shumë e ofruar nuk do të na e ndryshojë vendimin tonë për të mbajtur futbollistin”, shkroi Edwards, në e mail-in drejtuar zyrtarëve katalanas, duke mbyllur përfundimisht mundësinë e transferimit të Coutinhos te Barça, të paktën në merkaton verore.

Lajme të tjera

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...

Euro 2024

Kosova është pa trajner pas shkarkimit të sllovenit Primoz Gliha pas përfundimit të eliminatoreve të Euro 2024. Aty ku përveç dy barazimeve ndaj Zvicrës,...

Champions League

Milani u mposht në “San Siro” me rezultatin 1-3 nga Borussia Dortmund, duke minimizuar mundësitë për të vijuar aventurën në Ligën e Kampionëve edhe...