Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Telushi: I lumtur për golin, ja çfarë i thashë Plakut…

Bruno Telushi ishte heroi i Partizanit, në fitoren minimale ndaj Kamzës, pasi u dha 3 pikë të kuqve, me një gol spektakolar të shënuar në portën e Avdylit. Mesfushori vlonjat u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes, ndërsa u ndal edhe në mikrofonin e Supersport, ku iu përgjigj pyetjeve të panelit të emisionit “Gol pas Goli”.

E kishit pritur këtë moment, ku edhe shënuat një supergol me vlerë 3-pikëshe?
Po është e vërtetë. Vjet pata disa vështirësi fizike, pasi dëmtimi më la mbrapa. Me ardhjen e Gegës, trajneri më ka dhënë besim maksimal, edhe shokët më kanë ndihmuar. Tani ndihem mirë.

Çfarë i thatë Plakut para se të godiste?
E para nuk ishte penallti, pastaj kur e goditi, i thashë do e humbësh, se e di që Hoxha është mjeshtër i penalltive. Doja ta ngarkoja psikologjikisht.

Patët vështirësi në pjesën e parë. Pse?
E filluam keq, jo nga skema në fushë, por e nënvlerësuam pak Kamzën. Edhe terreni ishte shumë i keq dhe nuk ndërtuam dot lojën. U bë një lojë më tepër nga ajri dhe aty patëm probleme.

E shihni Partizanin për titull?
Partizani futet për të fituar çdo ndeshje, pastaj për titullin duhet edhe pak fat. Ne futemi për të fituar çdo ndeshje, të shohim ku do dalim në fund.

Sa rivalë shihni për kampionatin?
Unë mendoj se ky sezon do jetë mjaft i bukur, shumë i luftuar, nga 5-6 skuadra. Do duket në fund të kampionatit kush e do bëjë hapin e madh drejt titullit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...