Kategoria Superiore

Telushi: I lumtur që do punoj sërish me Gegën, dua trofe me Kukësin

Pasi mësoi se nuk bën më pjesë në planet e Partizanit dhe nuk do të marrë një ofertë për rinovimin e kontratës, Bruno Telushi pranoi menjëherë ofertën e Kukësit, ku do të punojë sërish me Skënder Gegën, trajner me të cilin shpallën kampion Partiznin një vit më parë.

Mesfushori vlonjat dha një intervistë për faqen zyrtare të klubit të Kukësit, ku u shpreh mjaft i lumtur që është bashkuar me verilindorët dhe do të punojë sërish me trajnerin Gega, ndërsa theksoi se objektivi i skuadrës është të fitojë trofe.

Cilat janë përshtypjet e para, pas transferimit te Kukësi?
Ndihem vërtet mirë. Ndihem i vlerësuar nga ana e stafit dhe presidentit, nga të gjithë njerëzit që bëjnë pjesë në ekip. Kjo më bën të ndihem shumë komod me ekipin.

Gjeni një trajner që keni punuar edhe më parë, sa të vështirë e mendoni sfidën ndaj Slavias në Ligën e Europës?
Gjetja e trajnerit Gega më bën të ndihem shumë mirë dhe i lumtur për këtë pjesë. Me shokët e ekipit, edhe pse i kam pasur kundërshtarë, kam marrëdhënie shumë të mira. Janë shumë çunat të mirë dhe të respektuar. Mendoj që ndeshje e parë nuk do të jetë e lehtë, por ne do të japim maksimumin tonë, me shpresën për të marrë një rezultat pozitiv.

Mendoni që Kukësi e ka formatin e duhur për të synuar titullin kampion dhe Kupën?
Kukësi vajti kaq vite në Superiore që kërkon gjithmonë titullin kampion, apo të arrijë sa më lart. Pjesëmarrja ime këtu te Kukësi, është që të luajmë për të dalë kampionë, për t’i dhënë një ndihmë ekipit për të shkuar te titulli dhe Kupa e Shqipërisë, apo edhe pjesëmarrja në Europë. Shpresoj të arrijmë sa më lartë.

Shquheni për një karakter dhe mentalitet të veçantë…
Mbahem për një karakter të fortë dhe kjo do të jetë ndihma ime më e madhe që do i jap ekipit. Shpresoj që edhe karakteri im, edhe karakteri i skuadrës së Kukësit të arrijnë në një nivel sa më të lartë dhe të jemi sa më të fortë.

Partizani histori e mbyllur, apo keni ndonjë peng?
Nuk kam asnjë peng dhe tani jam pjesë e Kukësit. Dua të jap maksimumin tim te Kukësi dhe të shkojmë sa më lart.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency