Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Telushi, me i miri i javes ne Kroaci

Bruno Telushi futbollisti i javës në kampionatin kroat. Mesfushori vlonjtat, pjesë e Slaven Belupos jo vetëm që është përfshirë në formacionin më të mirë, por është përzgjedhur edhe si lojtari që ka spikatur në javën e tretë, falë paraqitjes së tij në fitoren 0-1 në fushën e Zapresic, ku luan mbrojtësi shqiptar Herdi Prenga.

Telushi është aktkvizuar titullar në të gjitha ndeshjet e këtij fillimsezoni në Kroaci, teksa Slaven Belupo pas humbjes në javën e parë  2-0 me Rijekën, mori pikët e plotë si në fushën e saj ndaj Lokomotivës së Zagrebit ashtu edhe në takimin e fundit me Zapresicin. 26-vjecari që shquhet për forcën fizike dhe goditjet nga distanca në të dy takimet e fundit është përzgjedhur në formacionin e javës në kampionatin kroat.

Vetë Telushi nuk mund të priste një nisje më të mirë të eksepriencës së tij të re në Kroacio në radhet e Slaven Belupos, që së fundmi i është bashkuar edhe golashënuesi më i mirë i Superiores sezonin e kaluar, Pero Pejic.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...