Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Telushi njofton divorcin me Partizanin dhe tregon arsyet e largimit

Ka edhe nuanca të hidhura në një ditë që duhej të ishte perfekte për Partizanin. Vetëm pak minuta pas zyrtarizimit të trajnerit të ri Ilir Daja, një prej lojtarëve më të rëndësishëm të 16 herë kampionëve, “Ushtari i Kuq” Bruno Telushi i ka dhënë lamtumirën klubit nëpërmjet një postimi emocional, por ku është e lehtë të lexohet edhe zhgënjimi për një ndarje që për mesfushorin ka qenë e kushtëzuar nga vendimi i drejtuesve për të mos e pasur më në skuadër.

Në postimin e tij, vlonjati shkruan:
Dua te bej publike
Nga dita e sotme nuk do jem me pjese e projektit te Partizanit.
Sic e dini kontrata ime kishte perfunduar ne muajin….maj..
Gjate gjithe kesaj kohe kam pritur me padurim dhe me deshiren e madhe te jem pjese e Partizanit.
Dje me ne fund ne nje takim me drejtorin dhe me presidentin me tha se nuk jam ne planet per te ardhmen.
Qe nga dita e pare qe kam veshur fanellen e Partizanit dhe deri me sot kam qene besnik dhe jam stervitur dhe luajtur me te gjitha mundesit e mia per ate fanelle dhe per ato tifoze 🔴
Me keqardhje po largohem jo I vlersuar per ate qe une kam dhene ne fushe.
Po largohem si kampion🔴
Jam profesionist dhe do shikoje sfida te tjera.
Ne cdo ekip qe do shkoj do punoj me te njejtin perkushtim.
Dua te falendoroj shoket e ekipit.
Tranjeret me te cilet punava.
Tifozat e mrekullushem 🔴
Te gjithe dashamirsit e mi.
Me shume respekt

Një ndër lojtarët më të rëndësishëm në vitin e fitimit të titullit kampion, ekspert i goditjeve të dënimit, duke shënuar edhe 12 gola në kampionat në dy sezonet e fundit me të kuqtë, benjamin i tifozëve për karakterin dhe mënyrën e festimit, “Ushtari i kuq” i jep lamtumirën Partizanit, një lamtumirë e hidhur, por që lë pas për tifozët dhe Telushin, shumë kujtime të lumtura.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...