Kategoria Superiore

Telushi: Nuk duket si kampionati shqiptar, derbin e vendos Çinari

Në kampin e Partizanit mungesa më e rëndësishme për derbin sonte do të jetë ajo e mesfushorit dhe liderit të skuadrës, Bruno Telushi, që u ndëshkua me karton të kuq javën e kaluar në takimin ndaj Bylisit në Ballsh.

Në intervistën e dhënë për “Gol pas Goli” në Supersport, Telushi shprehu keqardhjen që do të mungojë në një takim që e përshkroi si të një lige të madhe europiane, për atmosferën e krijuar, ndërsa tha se derbi do të vendoset nga Çinari.

A menduat për atë karton të kuq në Ballsh, kur hyrët dhe patë këtë atmosferë në stadium?
Absolutisht që po dhe më vjen shumë keq që u ndëshkova me karton të kuq, duke humbur një derbi si ky. Është një atmosferë madhështore, që nuk ngjan me një ndeshje të kampionatit shqiptar, ndaj më vjen keq që nuk do jem në fushë.

I druheni faktit që Partizani vjen si favorit në këtë takim?
Kjo është një ndeshje derbi dhe gjithçka do të vendoset në fushë, brenda 90-minutëshit. Edhe sonte do të fitojë skuadra më e mirë.

Pse nuk po shkëputen kryesuesit e kampionatit?
Partizani ka afruar shumë lojtarë gjatë kësaj vere dhe shumë ndeshje ata nuk i njohin ashtu si ne, ndaj na është ngadalësuar disi ecuria. Për të huajt është shumë e vështirë që të luajë në një fushë si ajo e Ballshit dhe vuajnë përshtatjen.

Kush e vendos derbin? Asani, Çinari apo Trashi?
Unë shpresoj që të shënojnë të tre nga një gol, por dy të parët janë në stol dhe shanse më shumë ka Trashi. Në pjesën e dytë besoj që do ta zgjidhë Çinari me golat e tij.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency