Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Temperaturat e larta, Kukësi sposton për në mbrëmje ndeshjet si pritëse

Temperaturat e larta janë bërë një shqetësim për ndeshjet edhe në Kategorinë Superiore, ku Vazhdimisht trajnerë e futbollistë po ankohen për ndikimin e tyre në cilësinë e lojës.

Pikërisht për këtë arsye, klubi i Kukësit ka bërë hapin e parë dhe ka vendosur që të gjithë ndeshjet e mbetura si pritëse, t’i zhvillojë në stadiumin “Elbasan Arena”, nën dritën e projektorëve.

Duke filluar nga mesjava, ku verilindorët do të përballen me Teutën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, takimi do të startojë në orën 20:45 dhe do të vijohet kështu edhe me takimet e mbetura.

Kujtojmë që edhe stadiume të tjera në Shqipëri, si ai i Korçës, Shkodrës, Durrësit, apo impiantet e kryeqytetit, kanë kushtet për të luajtur në mbrëmje me ndriçim, në mënyrë që të shmangin vapën përvëluese të pasdites.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...