Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Ten Haag “hakmerret” ndaj skuadrës për humbjen turpëruese ndaj Brentford

Ten Hag nuk i ka në plan, Man. United nxjerr në shitje tre emra të mëdhenj
Ten Hag nuk i ka në plan, Man. United nxjerr në shitje tre emra të mëdhenj

Humbja 4-0 në transfertën ndaj Brentford, me katër golat e pësuar brenda 335 minutave, ka tronditur jo pak ambientin te Manchester United, që këtë sezon ia ka besuar pankinën holandezit Eric Ten Haag, megjithatë ky i fundit ka marrë dy disfata në po kaq ndeshje zyrtare.

Pas ndeshjes së djeshme Ten Haag deklaroi se do të ndalet gjatë me futbollistët për të analizuar se çfarë nuk shkoi ndaj Brentford, teksa sot ka kaluar menjëherë në veprim, pasi mediat angleze raportojnë e është “hakmarrë” ndaj lojtarëve.

Të gjithë kanë dalë në stërvitje nën temperaturat që në Manchester shkonin deri në 30 gradë Celsius, ndërsa trajneri i ka detyruar të vrapojnë për plot 13.8 kilometra secilin. Pse kjo shifër? Sepse kaq kilometra më shumë vrapuan lojtarët e Brentfordit së bashku, në krahasim me an atë “djajve të kuq”.

Pas ndëshkimit, Ten Haag ka mbledhur lojtarët në ambientet e brendshme të qendrës stërvitore, për të diskutuar mbi shkaqet që sollën atë humbje të rëndë, megjithatë tani Ronaldo me shokë do ta mbajnë mend disfatën ndaj Brentfordit edhe për atë vrapim nën temperatura të larta.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...