Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Ten Hag beson te Antony: Unë ia di cilësitë, do të vijë edhe shansi i tij

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka folur për mediet në prag të ndeshjes ndaj Nottingham Forest.

Holandezi theksoi se njerëzit kërkojnë prej tyre që të fitojnë çdo ndeshje dhe se nuk kënaqen ndonjëherë.

Lexo edhe:

“Ne ishim të pamposhtur në janar dhe pothuajse për të gjithë shkurtin, më pas humbëm një ndeshje. Nëse jeni Manchester United, ju duhet t’i fitoni të gjitha ndeshjet”-tha fillimisht ai.

Më pas i pyetur për Antony, tekniku i United shtoi se ia njeh cilësitë dhe se kur ai luan si në të kaluarën është i pandalshëm.

“Unë i njoh aftësitë e tij dhe ato janë të shkëlqyera. Kur ai luan si në të kaluarën, ai është i pandalshëm. Ai është një nga lojtarët më të shpejtë në metrat e parë të sprintit. Unë jam shumë i bindur se do të ketë sukses në të ardhmen. Jam i sigurt se ka karakter, është elastik. Do të luftojë, duhet të presë shansin e tij dhe jam i sigurt se kur të vijë, do ta arrijë atë”-deklaroi Ten Hag.

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...