Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Ten Hag dhe drejtuesit marrin vendimin, nxjerrin në merkato sulmuesin

Manchester United dhe Antony Martial do të ndajnë rrugët në fundin e këtij sezoni me francezin që dështoi të shndërrohej në një lojtar të rëndësishëm për trajnerin Erik ten Hag, kjo për faj edhe të problemeve të shumta fizike. Edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Bournemouth, sulmuesi nuk luajti më shumë se 57 minuta duke përfunduar i zëvendësuar nga ana e Wout Weghorst.

Zhgënjimi ishte i qartë në sytë e Martial teksa lojtari iu drejtua menjëherë dhomave të zhveshjes për t’u rikthyer vetëm pas disa çastesh në stol. Kështu, pas tetë vitesh pjesë e “Djajve të Kuq” kjo eksperiencë duket pranë fundit.

Lexo edhe:

Pavarësisht kontratës që i përfundon në vitin 2024, drejtuesit janë të vendosur për ta larguar sidomos për të shmangur edhe pagën prej 240.000 paundësh në javë që përfiton aktualisht Martial dhe që rëndon bilancin e anglezëve.

Kujtojmë se synimi kryesor i drejtuesve të United për sezonin e ardhshëm është afrimi i një sulmuesi që garanton gola, aq më tepër me Djajtë e Kuq që me gjasa do të rikthehen të luajnë në Champions League pa lënë pas edhe objektivin për të qenë mes më të mirëve në Premuer League.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...