Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Ten Hag e do tek United, por Frenkie de Jong e ka ndarë mendjen

Sirena angleze për De Jong
Sirena angleze për De Jong

Frenkie de Jong dhe përfaqësuesit e tij e kanë shumë të qartë pozicionin e tyre për të mos u larguar nga Barça.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, asgjë nuk ka ndryshuar te Frenkie, pasi synimi i tij është të vazhdojë te klubi “Blaugrana”, aq më tepër tani që është në formacionin titullar të përpiluar nga Xavi Hernández.

De Jong nuk ka asnjë informacion për një interes të ri të supozuar nga Manchester United për ta blerë në verë.

Holandezi verën e kaluar ishte shumë i qartë. Klubi ishte i gatshëm ta shiste, por ai mori një vendim dhe nuk ka ndërmend të ndryshojë tani.

Po, është e vërtetë që Manchester United po kërkon dy futbollistë cilësorë për projektin e radhës sportiv. Njëri do të jetë në pjesën sulmuese të skuadrës dhe spekulohet për nënshkrimin e mundshëm të lojtarit të Napolit, Víctor Oshimen.

Lexo edhe:

Investimi tjetër i madh i planifikuar është për një mesfushor organizator. Futbollisti i Dortmundit, Bellingham, do të ishte një opsion, por trajneri Erik Ten Hag do të bëjë një përpjekje tjetër për De Jong.

Ideja e Barçës dhe futbollistit është të kenë një bashkëpunim afatgjatë për të vazhduar zhvillimin e projektit me objektivin e qartë për të bërë sërish gjëra të mëdha në Champions League.

 

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Champions League

Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...