Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Ten Hag e pranon: Te United ka presion të madh, objektiv 4 vendet e para

“E pranoj, te Manchester United ka shumë presion”. Janë këto fjalët e trajnerit holandez të Djajve të Kuq, Erik ten Hag i cili thekson se në sezonin e tij të parë në Premier League, ka si objektiv ta rendisë skuadrën mes katër më të mirave të kampionatit ndërsa nuk harron që të vendosë në presion edhe klubet e tjera që kanë investuar shumë në merkato.

“E pranoj, Te United ka presion. Por, unë e pranoj të vërtetën kështu siç është dhe më takon të merrem me të. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë se një presion i tillë është edhe për trajnerin e Chelsea apo Newcastle që në merkato investoi shumë. Ne kemi presion të madh pasi duhet të renditemi në katër vendet e para të kampionatit, ky është objektivi ynë. Jemi të vetdijshëm se gara është shumë e fortë, por kështu edhe për shtatë apo tetë klube të tjera që gjithashtu luftojnë për një vend mes katër të parëve.

Kjo është diçka e mirë për kampionatin, njerëzit kënaqen me Premier League. Unë jam entuziast, po ndjek me vëmendje procesin dhe mënyrën si po performojmë në fushë. Nuk duhen harruar rezultatet të cilat duhet t’i marrim, por theksoj se procesi po ecën mirë.

Kemi bërë progres të madh dhe në gjykimin tim kemi shanse të larta për të qenë mes katër më të mirëve”, u shpreh Ten Hag. Manchester United rikthehet në Premier League më datë 27 dhjetor teksa luan në shtëpi ndaj Nottingham Forest.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...