Trajneri i Manchester United, Ten Hag, falënderon tifozët për mbështetjen që i dhanë skuadrës ndaj Betisit në Europa League (4-1), edhe pse mbetet ende i madh zhgënjimin nga disfata e rëndë përballë Liverpoolit në Premier League.
“Isha kurioz të shihja reagimin e tyre. Mbeta i kënaqur nga përgjigja e tifozëve ndaj ekipit. Që në minutën e parë ata treguan mbështetje, skuadra luajti me energji dhe ua shpërbleu.
Bruno Fernandes, nga më të kritikuarit në humbjen 7-0 ndaj Liverpoolit, shënoi golin e tij të tetë këtë sezon teksa goditi me kokë drejt portës pas krosimit të Luke Shaw (58’).
Lexo edhe:
- Ish-i i PSG-së kryqëzon Messin: Për çfarë na duhet, që t’u shënojë skuadrave si Angers dhe Clermont?!
- 11 fëmijë me nëntë gra të ndryshme, ish-“ylli” i NBA-së përfundon në burg
- U eliminua nga Milani, Richarlison sulmon Conten
- Italia me halle në sulm, Mancini e gjen zgjidhjen në Argjentinë
“Ai ishte lojtari më i mirë në fushë,” – tha Ten Hag. – “Luajti një rol pak më të thellë, duke e bërë lojën nga pozicioni i mbrojtjes, me shumë pasime të mira në mes të linjave. Nga atje krijuam shumë raste.”
Megjithatë, Fernandes mori një karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të vonuar ndaj portierit Claudio Bravos.
“Pasioni i tij është forca e tij”, – shtoi Ten Hag. – “Por ndonjëherë ai duhet ta kontrollojë veten, sepse mund të kthehet në dobësi. Ai e di këtë.”
