Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Ten Hag humbet “dhomën e zhveshjes”, lojtarët duan Sanchon dhe jo teknikun holandez

Me një këmbë jashtë Champions League, me vendin e shtatë në tabelën e renditjes së Premier League dhe pesë pikë larg vendit të katërt, kanë vendosur nën presion Erik ten Hag te Manchester United.

Rezultatet në fushë po mungojnë dhe situata duket se ka dalë jashtë kontrollit në klubin e “Red Devils”. Së fundmi, “ESPN” vendos theksin te fakti se tekniku holandez nuk e ka më nën kontroll grupin e futbollistëve me pjesën më të madhe të tyre që tashmë i janë kundërvënë taktikave, programit stërvitor dhe mënyrës se si 53-vjeçari kërkon të imponohet.

Lexo edhe:

Madje, një pjesë e mirë e fiutbollistëve janë në krahun e Jadon Sancho, sulmuesit që Ten Hag e përjashtoi për faktin se e kritikoi publikisht teknikun holandez. Ky muaj do të jetë vendimtar për fatet e Ten Hag pasi nëse situata nuk ndryshon deri në fundin e vitit, atëherë drejtuesit e klubit janë të detyruar të marrin situatën në dorë dhe ta shkarkojnë teknikun për të rikthyer harmoninë në grup.

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...