Premier League

Ten Hag i beson, mesfushori sërish tek Manchester United

Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag ka “hedhur litarët e shpëtimit” për mesfushorin Donny Van De Beek duke i dhënë atij edhe një mundësi tjetër për të luajtur me Djajtë e Kuq.

Ai aktualisht është në huazim tek Everton, që prej janarit të vitit 2022, ku po lufton për të siguruar disa minuta brenda fushe pasi aktivizimi i tij ka qenë shumë i paktë.

Kjo duket një situatë e përsëritur për 25-vjeçarin pasi fati i tij ishte i njëjtë edhe në Old Trafford, ku ai shënon shumë pak minuta të aktivizuara në fushë.

United nënshkroi me holandezin për një shifër prej 39 milionë paund, në një transferim nga Ajax. Djajtë e Kuq kishin pritshmëri shumë të mëdha për mesfushorin, por performanca e tij rezultoi të mos ishte aty ku ata pretendonin. Në sezonin e kaluar të Premier League, holandezi u aktivizua në 19 ndeshje me
United dhe arriti të shënonte vetëm 1 gol.

Megjithatë, mediat angleze raportojnë se e ardhmja e tij në old Trafford nuk është drejt fundit pasi trajneri Ten Hag ka vendosur t’i japë edhe një mundësi mesfushorit për të luajtur me ta sezonin e ardhshëm. Van De Beek duhet të tregohet i kujdesshëm për ta shfrytëzuar këtë mundësi që të rikthehet në top formë dhe të jap më të mirën e tij në ekip.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency