Manchester United ka në dispozicion 180 milionë euro për të shpenzuar në merkato dhe Erik ten Hag e ka bërë tashmë të qartë se nënshkrimi i një sulmuesi është një prioritet.
Holandezi e ka një emër dhe bëhet fjalë për Francisco Evanilson de Lima Barbosa “Evanilson”. 22-vjeccari ka zhvilluar një sezon fantastik në Portugali me Porto, duke realizuar 21 gola në 46 ndeshje, 14 prej realizimeve në kampionat dhe shtatë në kupë dhe tashmë Manchester United e kërkon me ngulm.
Braziliani i lindur në Fortaleza, ka nisur karrierën me Fluminense dhe është pjesë e Porto-s nga viti 2020, me portugezët që shpenzuan 8.8 milionë euro për të.
Oferta e parë nga “Djajtë e Kuq” (60 milionë euro + 5 milionë bonuse) është refuzuar nga Porto. Anglezët nuk janë stepur dhe nuk heqin dorë dhe United po përgatit një ofertë të dytë me vlerë 70 milionë euro, por “dragonjtë” nuk lëvizin për momentin nga shifra e 80 milionë euro, që është edhe klauzola e sulmuesit.
Një gjë është e sigurt, Evanilson do të “rrëzojë” Eder Militao (u transferua për 50 milionë euro te Real Madrid) si shitja më e madhe në historinë e Portos.
