Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Ten Hag: Jam këtu për të ndihmuar CR7, ka një shkak pse po vuante

Cristiano Ronaldo vuajti shumë në fillimin e këtij sezoni. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, nuk e zhvilloi fazën përgatitore me shokët e skuadrës së Manchester United, por goli i realizuar në fundjavë përballë Evertonit e ka çliruar.

37-vjeçari numëron dy gola në total mes Premier dhe Europa League në dhjetë ndeshje, nga të cilat vetëm tre i ka nisur si titullar. Erik ten Hag është ndalur te CR7 në prononcimin e fundit, ku ndër të tjera deklaroi:

Dua të nxjerr më të mirën nga Cristiano Ronaldo, unë jam këtu për ta ndihmuar atë. Ai nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë fizike në fillim të sezonit, gjë që tregon se sa e rëndësishme është faza përgatitore.

Cristiano po e merr veten, me kalimin e kohës është gjithmonë e mirë dhe një gjë e tillë më bën shumë të lumtur”, deklaroi trajneri holandez i Manchester United, ekip që e ka marrë veten pas nisjes negative të sezonit dhe sot renditet në vendin e pestë në kampionat.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...