Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Ten Hag jo vetëm listë për merkaton, holandezi kërkon apartament në qendër të qytetit

Manchester United ka zgjedhur trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm me Djajtë e Kuq që do t’i besojnë trajnerit holandez Erik Ten Hag. Ky i fundit ka dhënë prova te Ajax se mund të ndërtojë një filozofi dhe drejtuesit e anglezëve kërkojnë të nisin një cikël të ri pikërisht me Ten Hag.

Ndërkaq, 52-vjeçari ka nisur të nendojë për aventurën e re ndërsa i ka dorëzuar drejtuesve të United një listë me kërkesa sportive në lidhje me merkaton, ndërsa mes tyre është edhe dëshira e Ten Hag për të jetuar në qendër të Manchesterit. Ten Hag kërkon të qëndrojë shumë pranë qendrës sportive, ndërsa ndryshe nga pasardhësit e tij nuk e ka problem përballjen me njerëzit në rrugë duke i dalë për zot rezultateve që do të regjistrojë skuadra në fushë.

Tashmë, te United po kërkojnë vendin e përshtatshëm për të akomoduar Ten Hag, ndërsa në listë është edhe lagjja në të cilën banon Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, apo edhe dy lojtarë të The Citizens si Gundogan dhe Bernardo Silva. Megjithatë, për Ten Hag nuk ka problem të jetë fqinji i spanjollit dhe rivalëve të qytetit teksa për të më e rëndësishme është të krijojë një atmosferë familjare në Manchester dhe të ndihet si në shtëpinë e tij.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...