Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Ten Hag kërkon një juventin, Rangnick dorëzohet: E kotë të flasim për Champions League

Te Manchester United nuk besojnë më tek objektivi Champions League, ndërsa Erik Ten Hag piketon një lojtar të Juventusit. “Djajtë e Kuq” renditen në vend të gjashtë dhe numërojnë 6 pikë më pak e një ndeshje më shumë se Arsenali i vendit të katërt.

Ekipi i Ralf Rangnick pret sonte Chelsea në “Old Trafford”, sfidë që nis prej orës 20:45 dhe transmetohet në Supersport 1. Trajneri gjerman shfaqet pesimist në prononcimin për mediet, duke deklaruar se ekipi i tij nuk ka shanse të mbyllë kampionatin në një nga katër vendet e para.

Unë nuk mendoj se ka ende kuptim të flasim dhe të spekulojmë për Champions League. Duhet të jemi realist: kualifikimi nuk varet nga edhe edhe nëse i fitojmë katër ndeshjet e mbetura. Në dorën tonë është vetëm stili i lojës dhe niveli i paraqitjes”, deklaroi Rangnick.

Ndërkohë, holandezi Ten Hag, i cili pret verën për të nisur punë si trajneri i ri i United, u ka kërkuar drejtuesve të klubit të nisin bisedimet me agjentin e Paulo Dybala, i cili do të largohet si lojtar i lirë nga Juventusi.

Ten Hag e pëlqen shumë 28-vjeçarin argjentinas dhe e konsideron mundësi tepër të mirë afrimin e tij pa shpenzuar asnjë cent për kartonin, kështu që së shpejti do të vijë oferta e parë për fantazistin e bardhezinjve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...