Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Ten Hag kërkon përforcime në mbrojtje, në shënjestër ish-mbrojtësi i Barcelonës

Prioriteti kryesor i Manchester United në merkaton e Janarit është përforcimi i repartit të mbrojtjes. Djajtë e Kuq kanë vuajtur shumë dëmtime gjatë këtij edicioni dhe çfarë ka lënë më shumë për të dëshiruar ka qenë prapavija. United u mund së fundmi me rezultatin 3-0 ndaj Man.City dhe Newcastle United, ndërsa në Champions League pësuan 4 gola ndaj danezëve të Copenhagen.

Disa prej lojtarëve kyç të sezonit të shkuar në anën defensive si Lisandro Martinez dhe Casemiro kanë munguar në fillimin e këtij edicionin futbollistik dhe nuk ka dyshime që Erik ten Hag do të kërkojë alternativa të tjera për këtë repart në Janar.

Lexo edhe: 

Një emër më konkret për 20-herë kampionët e Anglisë është Jean-Clair Todibo. Mbrojtësi aktivizohet me skuadrën e Nice në Francë dhe u monitorua nga Djajtë e Kuq edhe gjatë verës, kur u përfol një largim i mundshëm i Harry Maguire. 23-vjeçari ka spikatur me performancat e tij në zemër të mbrojtjes në Ligue 1 dhe së fundmi mori një ftesë edhe nga Didier Deschamps në përfaqësuesen e Francës.

Ai e nisi karrierën tek Toulouse por iu bashkua Barcelonës në një periudhë të shkurtër, ku nuk pati mundësi të lërë gjurmë. Nga drejtuesit e Nice, Jean-Claire Todibo vlerësohet me 35 milionë paundë, ndërsa transferimi i mbrojtësit kërkohet me ngulm nga Ten Hag për t’i dhënë fund telasheve në repartin mbrojtës.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...