Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Ten Hag: Liverpool na dha leksion! Fernandes? Të gjithë gabojnë

Ten Hag
Ten Hag

Erik Ten Hag ka folur para ndeshjes me Real Betis në Europa League. Trajneri i Manchester United nuk mund ta anashkalonte dot humbjen ndaj Liverpool me 7 gola.

“Lojtarët kanë reaguar pas humbjes me Liverpool. Gjithmonë ka pengesa rrugës. Kishim vetëm një humbje në 23 ndeshje.

Ajo humbje ndaj Liverpool na jep mësime për të ardhmen, të shohim përpara. Jemi në të njëjtën barkë, fitojmë e humbim së bashku. Duhet të përqendrohemi te ndeshja e radhës”, tha Ten Hag.

Lexo edhe:

Kapiteni Bruno Fernandes është kritikuar shumë pas duelit me Liverpool, por tekniku holandez nuk ka rezerva për mesfushorin.

“Bruno po bën sezon fantastik, po i jep energji ekipit. Askush nuk është i përsosur, të gjithë gabojnë. Ai ka luajtur rol të rëndësishëm në ecurinë tonë.

Vrapo me intensitet, u tregon lojtarëve çfarë të bëjnë, është frymëzim për gjithë ekipin. Jam i lumtur që e kam Brunon dhe jam i kënaqur me të si kapiten kur nuk është Maguire në fushë”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...