Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Ten Hag mbron sulmuesin nga kritikat: Skuadra luan më mirë me Weghorst në fushë

Wout Weghorst mbërriti tek Manchester United në merkaton e janarit si një përforcim në emergjencë i “Djajve të Kuq” për linjën e parë të sulmit. Por, holandezi ka zhgënjyer pritshmëritë e tifozerisë së United pasi në tetë ndeshje, ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës në Premier League dhe për momentin i gëzohet vetëm një asisti.

Kështu, nuk kanë munguar kritikat e shumta në lidhje me 30-vjeçarin, madje edhe nga një legjendë si Ruud Gullit që e cilësoi Weghorst si një lojtar jo në lartësinë e duhur për Manchester United. Gjithsesi, në krah të sulmuesit ka dalë trajneri Erik ten Hag i cili thekson se me Weghorst në fushë, skuadra e tij luan më mirë.

Lexo edhe:

“Unë jam shumë i lumtur me punën që bën Weghorst. Me të në fushë skuadra luan më mirë. Nuk më duket e përshtatshme që në sulm në vend të Weghorst të luajë McTominay. Është e vërtetë që McTominay mund të mbuloj shumë role në fushë dhe e ka kapacitetin për të shënuar gola. E ka treguar në këtë sezon, por në sytë e mi, McTominay është një mesfushor”, u shpreh Ten Hag duke i dhënë fund dilemave ndërsa do t’i besojë Weghorst të paktën deri në fundin e sezonit aktual.

Të dielën United e pret një duel direkt me Newcastle për zonën Champions teksa diferenca mes dy skuadrave për momentin është vetëm tre pikë, të cilat janë në favor të “Djajve të Kuq”.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...