Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Ten Hag: Ndaj Betisit, me formacionin më të mirë, ja kur kthehet Garnacho

Erik ten Hag, trajneri holandez i Manchester United, doli këtë pasdite në sallën e shtypit të stadiumit “Benito VIllamarín” për të folur për përballjen e dytë të fazës së 1/8-ave të UEFA Europa League-s kundër Betisit.

Një duel të cilin “Djajtë e Kuq” e luajnë si favoritë, pasi kanë fituar 4-1 në “Old Traffor”.

“Është një ndeshje serioze dhe ne do të luajmë me ekipin tonë më të mirë. Ne duhet të kemi në fushë një ekip që mund të përshtatet me atë që ndodh gjatë ndeshjes. Ne e dimë se kundërshtari ynë ka lojtarë shumë të mire.

Casemiro dhe Bruno Fernandes

“Ata do të luajnë të dy. Betis është një rival shumë i mirë. Javën e kaluar arritëm një rezultat të mirë, por duhet ta përsëritim. Ne kemi nevojë për lojtarët tanë më të mirë dhe ekipin tonë më të mirë”.

Lexo edhe:

Të dëmtuarit Garnacho dhe Antony

“Nuk e di saktësisht se kur do të riaftësohet Garnacho, por do të zgjasë të paktën disa javë. Është një dëmtim i madh. Antony është i sëmurë, ne kemi disa opsione në atë pozicion dhe do të shohim kë do të zgjedhim.”

Lufta për Premier League

“Liga Premier nuk ka qenë kurrë kaq e vështirë sa tani, ka shumë pretendentë për titull. Nuk është një garë me dy, por me pesë, gjashtë, shtatë ekipe…”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...