Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Ten Hag shkarkohet pa Champions, United piketon legjendën franceze

Fundi i sezonit do të sjellë ndryshime pankinash te disa klube të mëdha të futbollit europian. Si Liverpool, Bayern Munich, Barcelona, Milan apo Manchester United.

“Djajtë e Kuq” kanë investuar shumë gjatë viteve të fundit, por skuadra nuk po arrin të rikthehet në ditët e lavdishme.

Erik ten Hag përballet prej kohësh me kritika të shumta dhe mungesa e kualifikimit në Champions League mund të sjellë shkarkimin e tij.

Lexo edhe:

Dhe një nga emrat që pëlqehet shumë në “Old Trafford” është Zinedine Zidane. Për të cilin ka interesim edhe nga Bayern Munich.

Zizou qëndron pushim prej tri vitesh. 51-vjeçari francez drejtoi në dy periudha të ndryshme Realin e Madridit, skuadër me të cilën fitoi 3 herë Champions League si trajner.

Ndërkohë, Zidane ka lënë të hapur mundësinë e trajnimit në Serie A, kampionat ku kaloi 5 vite fantastike me Juventusin si futbollist (1996-2001).

Pse jo? Asnjëherë nuk i dihet. Për momentin nuk po stërvit, por pse jo…“, u shpreh ish-mesfushori i madh francez.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...