Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Ten Hag “shuplakë” kritikëve të De Gea, holandezi pret rinovimin e spanjollit

Pak ditë më parë, nga Spanja u raportua se trajneri i përfaqësueses “La Roja”, Luis Enrique ka vendosur të mos grumbullojë portierin David De Gea për fazën finale të Kupës së Botës, Katar 2022.

Deri më tani, asgjë nuk është zyrtare, por gjithashtu nuk ka pasur asnjë reagim nga trajneri që të përgënjeshtrojë këtë lajm.

Gjithsesi, së fundmi, në mbrojtje të portierit ka dalë trajneri i tij te Manchester United, Erik Ten Hag, i cili e vlerëson në maksimum gardianin.

“Jam shumë i lumtur me David, ai është një portier i madh.  Ai është 31 vjeç dhe ka një formë të mirë dhe ka dëshirë të përmirësohet.  Mendoj se ai ka bërë gjëra të mëdha këtu te Manchester United dhe është i fokusuar ta bëjë këtë edhe në të ardhmen. Është një emër i madh këtu.” – deklaroi Erik Ten Hag.

David De Gea është në një moment të rëndësishëm, pasi po bisedohet për rinovimin e kontratës, pasi aktualja  skadon në qershor.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...