Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Tenis/ Talenti 20-vjeçar sfidon rivalët: Triumfoj unë në Wimbledon

Carlos Alcaraz foli për mediat në prag të nisjes së turneut më të madh të tenisit në botë, Wimbledon. 20-vjeçari vjen pas ndeshjeve të ATP ku arriti të shpallej fitues në turneun e Madridit.

Tenisti spanjoll nuk e fsheh ambicien për të qenë protagonist në Angli: “Kam shumë besim se do të bëj mirë, e ndjej veten favorit në këtë turne. Pavarësisht vetëm 11 ndeshjeve të mia në fushat me bar, unë e konsideroj veten fitues potencial”.

Lexo edhe:

I pyetur për rivalët që e presin në muajin korrik, Alcaraz u shpreh: “Kam arritur të mposht rivalët më të fortë. Edhe nëse shpallem fitues i turneut, kam ende nevojë për më shumë eksperiencë”.

Wimbledon ngre siparin në datën 3 korrik. Turneu më prestigjioz dhe më i vjetër i tenisit në botë, do të transmentohet live dhe eksklzuivisht në kanalet e Digitalb/Supersport.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...