Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Tenistët rusë dhe bjellorusë përjashtohen nga Wimbledoni

Lojtarët rusë dhe bjellorusë nuk do të lejohen të garojnë në Wimbledon këtë vit për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Numri dy i botës për meshkuj, Daniil Medvedev (rus) dhe numri katër i botës për femra, Aryna Sabalenka (bjelloruse) janë lojtarët e renditur më të lartë që preken nga ky vendim i organizatorëve të turneut më të vjetër të tenistit.

Lojtarët nga të dy vendet në fakt mund të konkurrojnë, por jo nën flamujt e tyre kombëtarë. Wimbledoni zhvillohet nga 27 qershor deri më 10 korrik.

Sabalenka arriti në gjysmëfinalet e turneut të vitit të kaluar, ndërsa Medvedev arriti në raundin e katërt.

Numri 15 i botës ruse, Anastasia Pavlyuchenkova (e cila bëri thirrje që lufta të ndalet në fillim të këtij viti) dhe Victoria Azarenka e Bjellorusisë, e renditur e 18-ta, gjithashtu do të mungojnë.

Andrey Rublev i Rusisë është i teti në renditjen e meshkujve, me bashkatdhetarin Karen Khachanov në vendin e 26-të. Ata do të jenë në gjendje të konkurrojnë në “French Open”, që fillon në maj.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e kritikoi këtë vendim.

“Duke pasur parasysh se Rusia është një vend i fortë tenisi dhe atletët tanë kanë zënë vendet më të mira të renditjes botërore, vetë turneu do të humbë për shkak të këtij ndalimi. Është e papranueshme që sportistët të bëhen edhe një herë pengje të disa paragjykimeve politike, intrigave dhe veprimeve armiqësore ndaj vendit tonë.”

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...