Nuk kanë fund telashet për italianin Jannik Sinner. Si të mos mjaftonin paraqitjet zhgënjyese në ndeshjet e fundit, Sinner pësoi një dëmtim në ndeshjen çerekfinale ndaj Aleksander Bublik. Një dhimbje në kofshën e majtë detyroi tenistin të braktisë ndeshjen ndaj Bublik, që deri atëherë ishte në kryesim e sipër.
Seti i parë u mbyll në shifrat 7-5 në favor të Bublik, ndërsa i dyti u ndërpre 2-0 ku dhe aty ishte në avantazh kazaku. Ky dëmtim e rrezikon shumë italianin, pasi për pak ditë nis turneu i Wimbledon dhe pjesëmarrja e tij mbetet në dyshim.
Lexo edhe:
- Mourinho, dorëheqje me e-mail: Jam i detyruar ta marr këtë vendim
- Shtatë vite me fanellën e Dortmund, Bayern u “rrëmben” një tjetër element verdhezinjve
- Merr fund makthi i Berishës, e pret ish-skuadra e Andrea Pirlos në Turqi
- Nexhipi gati për hapin e madh të karrierës, drejtor sportiv në klubin turk
Nga ana tjetër Aleksander Bubik do të ndeshet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Zverev-Jarry. ATP Halle është në ditët më emocionuese pasi të dielën do të zhvillohet finalja e madhe. Turneu transmetohet live dhe ekskluzivisht vetëm në kanalet e Supersport.
